Flash News

Bota

"Ankthi gati shkatërroi lidhjen tonë", Shawn Mendes tregon si e shpëtoi marrëdhënien me Camila Cabello-n

"Ankthi gati shkatërroi lidhjen tonë", Shawn Mendes tregon

Në një intervistë së fundmi, këngëtari Shawn Mendes ka rrëfyer se për shkak të ankthit, gati iu shkatërrua lidhja me të dashurën e tij, këngëtaren Camila Cabello.

“Për një muaj nuk mund të komunikoja me të, sepse po luftoja me ankthin dhe nuk doja që ajo të më shikonte të dobët. Dhe isha në prag të shkatërrimit të lidhjes sonë. Dhe më pas kur i tregon të gjitha dhe i thua ‘Dëgjo, unë kam probleme. Është e vështirë për mua edhe të ta them’, gjithçka fillon të ndërtohet dhe rritet e të bëhet më e fortë, rrënjët forcohen dhe më pas e kupton që kjo është trimëri”, ka thënë këngëtari.

Por çfarë bëri këngëtari për të shpëtuar lidhjen? Për Mendes kjo është hera e parë që ka rënë në dashuri dhe se mbështetja e Cabello-s e ka lejuar që të japë gjithçka në lidhje e të angazhohet plotësisht në të.

Ai tregon se:

“Nuk mund të jesh versioni më i mirë i një djali, vëllai apo të dashuri, ose shoku për askënd, nëse nuk je aty për veten, nuk kujdesesh për veten dhe nuk kontrollon zemrën, hapësirën e energjinë tënde”

 

Të fundit