Flash News

Bota

Armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës? Mediat e huaja raportojnë për negociata të fshehta, sulmet vijojnë

Armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës? Mediat e huaja raportojnë
Foto ilustruese

Avionët luftarakë izraelitë vazhduan të godasin Rripin e Gazës të enjten, duke vrarë të paktën një palestinez dhe duke plagosur disa të tjerë, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu sfidoi thirrjen e SHBA-ve, të cilat kërkuan një de-përshkallëzim dhe armëpushim.

Të paktën 227 palestinezë janë vrarë në 11 ditë konflikt të dhunshëm. Viktimat përfshijnë 64 fëmijë dhe 38 gra. Nga pala izraelite, janë vrarë 12 persona.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutoi dje për ngjarjet në Gaza me Netanyahun, duke i thënë se priste "një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi".

Por menjëherë pas thirrjes telefonike të Biden, Netanyahu tha se ai ishte "i vendosur" për të vazhduar bombardimet e Gazës derisa "qëllimi i Izraelit të përmbushet".

Përpjekjet diplomatike për një armëpushim midis Izraelit dhe sundimtarëve të Hamasit të Gazës mbeten të bllokuara. Moussa Abu Marzouk, një zyrtar i lartë politik i Hamasit, ka parashikuar një armëpushim.

"Unë mendoj se përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin do të kenë sukses", tha ai për TV al-Mayadeen të Libanit. "Unë pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditësh, dhe armëpushimi do të bëhet në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë", shtoi ai

Një burim i sigurisë egjiptiane i tha Reuters se palët kishin rënë dakord në parim për një armëpushim pas ndihmës nga ndërmjetësit, por detajet ishin ende duke u negociuar në fshehtësi.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit