Flash News

Bota

Armëpushimi dhe ndihmat për Gazën, Biden dërgon Blinken në Lindjen e Mesme

Armëpushimi dhe ndihmat për Gazën, Biden dërgon Blinken
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael në fillim të një turneu në Lindjen e Mesme që synon forcimin e armëpushimit të javës së kaluar me Hamasin dhe fillimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Presidenti Joe Biden njoftoi se ai po dërgonte Blinken për të zhvilluar bisedimet e nivelit më të lartë të administratës së tij mbi konfliktin që nisi në fillim të këtij muaji, raporton Euronews.

Shtëpia e Bardhë tha më vonë se Biden kishte folur me presidentin e Egjiptit, një prej disa udhëheqësve që Blinken do të takojë gjatë vizitës së tij zyrtare, për të nënvizuar rëndësinë e marrjes së ndihmës në Gaza.

Departamenti i Shtetit tha se Blinken do të vizitojë Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Egjiptin. Këto takime vijnë në një kohë, kur administrata është përballur me kritika për reagimin e saj fillestar ndaj dhunës.

Në një deklaratë, Biden tha se Blinken do të punojë me partnerë rajonalë për të siguruar "përpjekjen e koordinuar ndërkombëtare për të siguruar ndihmën e menjëhershme në Gaza".

Diskutimet e Blinken me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin palestinez Mahmoud Abbas, presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin jordanez Abdullah II do të përqëndrohen në forcimin e armëpushimit, dërgimin e ndihmës urgjente në Gaza, duke i dhënë fund dhunës.

Të fundit