Flash News

Bota

Armëpushimi Hamas-Izrael, Trump: Fundi i një epoke terrori dhe vdekjeje

Armëpushimi Hamas-Izrael, Trump: Fundi i një epoke terrori dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një fjalimi në Knesset këtë të hënë, përshëndeti arritjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar si fund të konfliktit dhe një hap drejt stabilitetit rajonal.

“Ky nuk është vetëm fundi i një lufte. Është fundi i një epoke terrori dhe vdekjeje, dhe fillimi i një periudhe të re besimi dhe shprese te Zoti,” tha Trump.

Ai shtoi se marrëveshja mund të shënojë fillimin e një harmonizimi të qëndrueshëm për Izraelin dhe kombet e tjera të rajonit, duke e quajtur këtë “agimin historik të një Lindjeje të Mesme të re”.

Presidenti amerikan falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e përshkruar si “një lider me guxim të jashtëzakonshëm”, si dhe vendet arabe që kontribuan në negociatat për arritjen e armëpushimit.

“Ky është një triumf për të gjithë ata që punuan së bashku. Përpara nesh hapet një epokë e artë për Izraelin dhe për gjithë rajonin,” përfundoi Trump.

Të fundit