Flash News

Bota

Arrestimet në Bruksel, kryediplomati i BE-së reagon i shqetësuar

Arrestimet në Bruksel, kryediplomati i BE-së reagon i shqetësuar

Arrestimet për korrupsion në Parlamentin Evropian janë "shumë, shumë shqetësuese", tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se akuzat ishin "shumë të dëmshme".

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, që besohet të jetë një nga të akuzuarit.

Prokurorët dyshojnë se Katari u përpoq të ndikojë në parlament duke dhuruar para ose dhurata. Por Katari i mohuar këto akuza.

Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro pas 16 kontrolleve të kryera në Bruksel të premten. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.

 

Të fundit