Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Njëzet e tetë persona, nëntë prej të cilëve të huaj, janë arrestuar këtë të martë kur policia po dëbonte studentët që pushtuan Fakultetin e Drejtësisë në Athinë “në shenjë solidariteti me Palestinën”, njoftoi policia.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e prishjes së rendit publik, dëmtimit dhe mosbindjes.
Të huajt e arrestuar, një spanjolle, tre franceze, dy gjermane, dy italiane dhe një britanike nuk kanë asnjë lidhje me Fakultetin e Drejtësisë në Athinë, tha policia.
Gjithashtu, policia konfiskoi helmeta, shtylla dhe pankarta.
Muajt e fundit, në Athinë janë mbajtur demonstrata të shumta pro-palestineze, kryesisht me ftesë të grupeve të majta, për shkak të vazhdimit të luftës në Rripin e Gazës, por ato nuk u pasuan nga trazira të mëdha. Përveç lëvizjes pro-palestineze në universitetet amerikane, studentët pushtuan dhe bllokuan edhe ambiente në universitete në disa qytete të Evropës, në Paris, Berlin, Këln, Zvicër dhe disa nga ato tubime u shpërndanë nga policia.