Flash News

Bota

Arrestohen mbi 100 persona në Turqi, dyshohet se kanë lidhje me militantët kurdë

Arrestohen mbi 100 persona në Turqi, dyshohet se kanë lidhje me

Policia turke arrestoi 110 persona për lidhje të dyshuara militante, thanë burimet e sigurisë të martën, me një ligjvënës pro-kurd që tha se politikanë, avokatë dhe gazetarë ishin mes të arrestuarve në bastisjet që ai i lidhi me zgjedhjet e 14 majit.

Burimet e sigurisë thanë se operacioni ishte i përqendruar në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë kryesisht kurde, dhe shtrihej në 21 provinca, duke synuar njerëz të akuzuar për lidhje me grupin militant të jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Mediat vendase raportojnë se operacioni erdhi më pak se tre javë përpara votimeve presidenciale dhe parlamentare që përfaqësojnë sfidën më të madhe elektorale me të cilën është përballur Presidenti Rexhep Tajip Erdogan që kur Partia e tij AK erdhi për herë të parë në pushtet në 2002.

“Në prag të zgjedhjeve, nga frika e humbjes së pushtetit, ata i janë drejtuar sërish operacioneve të paraburgimit”, tha në Twitter deputeti i Partisë Demokratike të Popullit (HDP), Tayip Temel.

Ai tha se dhjetëra politikanë, duke përfshirë anëtarë të lartë të partisë së tij, gazetarë, artistë dhe avokatë ishin në mesin e të arrestuarve në Dijarbakir të martën në mëngjes.

Të fundit