Flash News

Bota

Arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

Arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

Ish-kryeministri Bojko Borisov u arrestua pasditen e kësaj të enjte në Sofje. Kjo ka ndodhur disa orë pas vizitës së prokurores së BE-së, Laura Kövesy në Bullgari.

Ai po hetohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së në fushën e bujqësisë, ndërtimit dhe prokurimit publik. Sipas mediave bullgare, një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare Bullgare, e cila po kryen kontrolle dhe sekuestro në shumë banesa.

Deri më tani janë arrestuar ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të financave Menda Stojanova dhe zëdhënësja e GERB-it Sevdalina Arnaudova.

Të fundit