Flash News

Bota

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, është arrestuar në Iran, ku më parë ishte liruar përkohësisht për arsye mjekësore.

Avokatja e saj franceze, Shirin Ardakani, e konfirmoi informacionin për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Narges Mohammadi, 53 vjeç, e cila ishte burgosur pas dënimit të saj nga një gjykatë iraniane, mori Çmimin Nobel në vitin 2023 për “luftën kundër shtypjes së grave në Iran dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë”. Ajo ishte liruar përkohësisht në dhjetor 2024.

Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Paris, njoftoi gjithashtu në X se Mohammadi u arrestua gjatë ceremonisë në qytetin lindor të Mashhadit, së bashku me një aktiviste tjetër të njohur, Sepideh Gholian.

Khosrow Alikordi, 45 vjeç, kishte përfaqësuar në gjykatë persona të arrestuar gjatë shtypjes së protestave të vitit 2022.

Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor dhe organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë hetim për vdekjen e tij.

Të fundit