Flash News

Bota

Arrestohen tre gazetarë dhe bastisen zyrat e një gazete të pavarur në Bjellorusi

Arrestohen tre gazetarë dhe bastisen zyrat e një gazete të

Autoritetet në Bjellorusi bastisën zyrat e një gazete të pavarur dhe arrestuan tre gazetarë të saj një ditë më parë, si pjesë e një goditje të pamëshirshme ndaj mediave dhe aktivistëve të shoqërisë civile, raportojën mediat e huaja.

Alyaksandr Mantsevich, redaktor i Regionalnaya Gazeta (Gazeta Rajonale) dhe gazetarët Zoya Khrutskaya dhe Nasta Utkina, u arrestuan, tha Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve, ose BAJ.

Ata u morën në paraburgim pas kontrollit në zyrën e gazetës në Maladzyechna që ndohej në verilindje të kryeqytetit Bjellorus, Minsk.

Dje, autoritetet ngrinë gjithashtu llogaritë bankare të një shoqate shkrimtarësh të udhëhequr nga Svetlana Alexievich, fituesja e Çmimit Nobel 2015 në letërsi.

Të fundit