Flash News

Bota

Arrihet marrëveshja, Gjermania do të drejtohet nga një koalicion i krahut të majtë

Arrihet marrëveshja, Gjermania do të drejtohet nga një koalicion

Për herë të parë pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një qeveri të qendrës së majtë dhe një kancelar të ri, Olaf Scholz.

Ky i fundut vjen nga partia socialdemokrate dhe do duhet të pasojë gruan që e bëri Gjermaninë të domosdoshme në Evropë dhe botë, Angela Merkelin

Sipas New York Times, tre parti kanë arritur marrëveshjen e koalicionit pas diskutimesh "sekrete" dhe sot në orën 15.00 pritet ta bëjnë publike. Koalicioni do të drejtojë një nga ekonomitë më të mëdha botërore për 4 vitet e ardhshme.

Scholz pritet të betohet si kancelar në fillim të muajit të ardhshëm. Atë e presin disa sfida si përballimi i valës së katërt të pandemisë apo konfliktet kufitare në Bjellorusi dhe Ukrainë.

Deri në betimin e tij, Merkel do të drejtojë vendin. Kujtojmë që zgjedhjet për parlamentin e ri u zhvilluan në 26 shtator.

Të fundit

6 Korrik 2025, 11:00