Flash News

Bota

“Arrogantë”, deputeti kritikon Sunak dhe Braverman: S’i ndalën dot gomonet dhe tani po shkaktojnë trazira

“Arrogantë”, deputeti kritikon Sunak dhe Braverman: S’i

Çështja e emigrantëve të paligjshëm është kthyer në temën kryesore të mediave në Britaninë e Madhe. Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe deputeti konservator Richard Drax.

I intervistuar nga “Daily Express”, ai ka kritikuar kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe sekretaren e Brendshme, Suela Braverman për akuzat e tyre ndaj emigrantëve dhe mënyrën sip o trajtojnë çështjen e emigracionit.

Drax i ka quajtur sjelljet e tyre arrogante dhe ka akuzuar sekretaren Braverman se premtimet e saj kanë qenë boshe, lidhur me këtë çështje.

Këto kritika vijnë vetëm një ditë pasi u zbulua një maune e cila do të përdorej për të strehuar qindra emigrantë në Dorset.

“Suella thjesht po ia kalon problemet e saj komuniteteve lokale. Ajo ka premtuar shumë, por nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. Ajo nuk mund t’i ndalë varkat dhe tani është në panik. Në thelb po shkakton trazira sociale dhe shqetësime sociale.”

I pyetur përse qeveria po merr këtë qasje, tha: “Ato janë një tufë  arrogantësh që kanë gënjyer për atë që kanë thënë se do të bëjnë.”

Të fundit