Flash News

Bota

Asnjë afgan nuk largohet nga Kabuli! Talebanët nuk pranojnë shtyrjen e afatit për evakuuimet

Asnjë afgan nuk largohet nga Kabuli! Talebanët nuk pranojnë
Foto Ilustruese/ Militantët talebanë

Talebanët nuk do të lejojnë më asnjë qytetarë afgan t’i drejtohet aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, për tu larguar nga vendi. Paralajmërimin e ka dhënë zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp.

BBC raporton se Mujahid u shpreh se turma e njerëzve që ndodhej në aeroport duhej të kthehej secili në banesat e tyre, të fillonin jetën normale dhe punën në Afganistan.

“Le të jetojmë së bashku. Lufta për ne ka përfunduar”, ka thënë Mujahid.

Zëdhënësi taleban deklaroi se përtej thirrjes së tyre për të kthyer qytetarët afganë nëpër banesa, amerikanët vijojnë t’iu kërkojnë atyre të qëndrojnë në aeroport për tu evakuuar.

“Ne i pyesim amerikanët,” tha ai. “Mos i inkurajoni afganët të largohen ... Ne kemi nevojë për talentin e tyre”.

Ndërkohë,sa i përket shtyrjes së afatit për tërheqjen e trupave të huaj nga Afganistani, Mujahid tha se 31 gushti është i mjaftueshëm për të evakuuar shtetasit e huaj, ndërsa është shprehur hapur kundër largimit të afganëve.

 

 

Të fundit