Flash News

Bota

Astrazeneca do të furnizojë BE-në me 9 milion vaksina të tjera

Astrazeneca do të furnizojë BE-në me 9 milion vaksina të

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka rënë dakord të furnizojë me 9 milion doza shtesë të vaksinës së saj të koronavirusit,  Bashkimin Evropian gjatë tremujorit të parë.

Synimi i ri prej 40 milion dozash deri në fund të marsit është ende vetëm gjysma e asaj që kishte synuar fillimisht kompania britanike-suedeze përpara se të njoftojë një mungesë për shkak të problemeve të prodhimit, duke shkaktuar një përplasje midis AstraZeneca dhe BE javën e kaluar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha pas një telefonate me shtatë prodhues të vaksinave se AstraZeneca gjithashtu do të fillojë shpërndarjet një javë më shpejt se sa është planifikuar dhe do të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Evropë.

"Hapa përpara në vaksinim," shkroi Von der Leyen, e cila ka qenë nën presion të madh mbi trajtimin e porosive të vaksinave nga Komisioni Evropian në ditët e fundit.

BE është shumë prapa Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në vaksinimin e popullsisë së saj prej 450 milionësh kundër virusit. Përhapja e ngadaltë është për shkak të një sërë problemesh kombëtare si dhe autorizimin e ngadalshëm të vaksinave dhe një mungesë fillestare të furnizimit.

Njoftimi i AstraZeneca javën e kaluar se fillimisht do të furnizonte vetëm 31 milion doza në 27 vendet anëtare të BE për shkak të problemeve të prodhimit nisi një mosmarrëveshje të ashpër midis të dy palëve, me zyrtarë në Bruksel që thanë se kishin frikë se kompania po e trajtonte bllokun padrejtësisht në krahasim me të tjerët klientë, siç është Mbretëria e Bashkuar.

Të premten, disa orë pasi rregullatorët autorizuan vaksinën për përdorim në të gjithë BE, komisioni tha se po shtrëngonte rregullat për eksportet e vaksinave të koronavirusit, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Britania. Komisioni e ka bërë të qartë që masa e re nuk do të kufizojë dërgesat e vaksinave të prodhuara në bllokun 27 vendesh në Irlandën e Veriut, një territor në Mbretërinë e Bashkuar që ishte e garantuar hyrje e papenguar ndërkufitare në Republikën e Irlandës sipas marrëveshjes pas Brexit midis Britanisë dhe BE.

Të fundit