Flash News

Bota

Atletja bjelloruse në Tokyo 2020 kërkon azil në Poloni/ Ka frikë të kthehet, pasi kritikoi trajnerët

Atletja bjelloruse në Tokyo 2020 kërkon azil në Poloni/ Ka

Një atlete nga Bjellorusia që merr pjesë në Lojërat Olimpike ka kërkuar azil. Mediat e huaja thonë se Krystina Timanovskaya kërkon azil në Poloni.

Ajo u dërgua me forcë në aeroport për t'u kthyer në Bjellorusi, pasi kritikoi trajnerët e saj. Por policia japoneze e mori në mbrojtje.

Atletja ka frikë të kthehet në vendin e saj. Ajo u fotografua duke hyrë në ambasadën polake në Tokyo. Një grup opozitar, i cili ndihmon atletët në Bjellorusi i tha BBC se Timanovskaya po kërkonte azil në Poloni.

 

Të fundit