Flash News

Bota

Australi/ Sekuestrohet ngarkesa më e madhe me heroinë, kushtonte 104 mln dollarë

Australi/ Sekuestrohet ngarkesa më e madhe me heroinë, kushtonte 104

Policia australiane ka sekuestruar ngarkesën më të madhe të heroinës të regjistruar ndonjëherë në vend, me vlerë rreth 140 milionë dollarë australianë (104 milionë dollarë).

Mediat e huaja raportojnë se dërgesa, e cila peshonte 450 kg, përfshinte 1,290 pako heroinë me markë unike të kuqe. Konfiskimi u bë në Portin e Melburnit, porti më i madh i Australisë, më 29 shtator.

Sipas autoriteteve është vënë nnë pranga një burrë Malajzian si i dyshuari kryesor në trafikimin e ngarkesës me heroinë. I arrestuari mund të përballet me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

Dërgesa filloi në Malajzi dhe ishte e destinuar për një biznes të vendosur në Melburn. Disa vende u bastisën më vonë në kryeqytetin e shtetit Victorian.

 

Të fundit