Flash News

Bota

Australia dhe Japonia “bllokadë” Putinit, paralajmërojnë sanksione të ashpra për Rusinë

Australia dhe Japonia “bllokadë” Putinit,

Australia dhe Japonia i janë bashkuar SHBA-ve, Perëndimit dhe Britanisë së Madhe në vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, pas veprimeve dhe sulmeve të fundit të presidentit Vladimir Putin.

CNN raporton se kryeministri australian Scott Morrison tha në një konferencë shtypi se Australia së pari do të miratojë ndalimet e udhëtimit dhe sanksionet financiare të synuara ndaj tetë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, një grup zyrtarësh të lartë shtetërorë dhe krerëve të mbrojtjes.

Australia do të vendosë sanksione ekonomike të ashpra kundër rajoneve pro-Moskë të kontrolluar nga separatistët, Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore, të cilat presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura të hënën. Sanksionet synojnë transportin, energjinë, telekomunikacionin, naftën, gazin dhe rezervat minerale.

Australia gjithashtu do të sanksionojë disa banka ruse.

Japonia po ashtu, do të vendosë sanksione kundër Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, tha të mërkurën kryeministri Fumio Kishida.

Kishida tha se Japonia do të pezullojë dhënien e vizave dhe do të ngrijë asetet e njerëzve të përfshirë në njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, dy rajonet pro-Moskë të mbajtura nga separatistët në Ukrainën lindore.

Kishida nuk specifikoi emrat apo mënyrën se si do të kryheshin sanksionet.

Ai tha gjithashtu se Japonia do të ndalojë importet dhe eksportet në dhe nga Donetsk dhe Luhansk, dhe do të ndalojë emetimin dhe qarkullimin e bonove ruse në Japoni. Kishida shtoi se detajet e sanksioneve do të diskutohen më tej.

Të fundit