Flash News

Bota

Australia heq kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare për herë të parë pas pandemisë

Australia heq kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare për

Australia do të heqë kufizimin dhe do të lejojë qytetarët që të udhëtojnë jashtë shtetit, njoftoi qeveria. Më shumë se 18 muaj pasi Australia mbylli kufijtë e saj ndërkombëtarë, qytetarët e vaksinuar plotësisht nuk do të duhet të kërkojnë një leje të posaçme për t'u larguar nga vendi.

Ky lehtësim vjen pasi shkalla e vaksinimit me dozën e dytë për të rriturit po shkon 80%. Ministrja e Punëve të Brendshme Karen Andrews tha se  pas qytetarëve australianë kufizimet për udhëtime do të lehtësohen dhe për kategori të tjera.

"Para fundit të vitit, ne parashikojmë të mirëpresim punëtorë të kualifikuar plotësisht të vaksinuar dhe studentë të huaj", tha ajo, raportojnë mediat e huaja.

Më 20 mars të vitit të kaluar Australia prezantoi disa nga kufizimet më të ashpra kufitare në botë në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.

Për gati 600 ditë, fluturime të panumërta ndërkombëtare janë ndalur. Familjet janë ndarë dhe dhjetëra mijëra shtetas kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit, por dhe të huajt kanë mbetur në Australi.

Të fundit