Flash News

Bota

Australia organizon eventin më 'gjigand' sportiv që nga rënia e pandemisë, bota i sheh me zili: Po këta, a janë nga ky planet?

52,000 tifoz pa distancim social dhe shumë pak me maska, ndjekin me ëndje eventin më 'gjigand' sportiv që nga rënia e pandemisë

Australia organizon eventin më 'gjigand' sportiv që nga
Në foto: Tifoz duke shijuar eventin sportiv

Eventi më 'gjigant' sportiv i zhvilluar që pas rënies së pandemisë së COVID-19, e ka kthyer Australinë në zilinë e botës.

Nëse Amerika dhe Evropa po përjetojnë një tjetër valë pandemie, dhe kanë shtrënguar masat (për disa vende) duke rikthyer sërish karantinën, në Australi jeta vijon sikur të jetë një planet tjetër.

Përmes një artikulli, Daily Mail tregon se si turmat kanë shijuar një nga aktivitetet më të mëdhenj sportiv, pas pandemisë, në një stadium plot e përplot me tifoz.

Mijëra persona anembanë globit, të cilët kanë rënë dakord me kufizimet e qeverive përkatëse, u habitën kur panë mbi 52,000 tifozë “të etur” që kishin mbushur “Suncorp Stadium” në Brisbane pa distancim social dhe shumë pak maska ​​për fytyrën.

Shumë amerikanë dhe europianë e kanë ndjekur me zili këtë shfaqje, ndërkohë që hija e izolimit total po afrohet kudo, me qindra mijëra raste të infektuarish dita ditës, dhe envente që kryhen me dyer të mbyllura ose me turma shumë të kufizuara.

“A janë në një planet me ne,” shkruan dikush.

“Më trishton të shoh këtë gjë, sepse mendoj për gjendjen në të cilën ndodhen sportet tona”, shkruan dikush tjetër.

Australia është një nga vendet e cila e ka luftuar me sukses pandeminë, aq sa tashmë ka ulur në masë masat kufizuese. Ditën e djeshme, ajo regjistroi vetëm 8 raste të reja me koronavirus. Në total janë mbi 27 mijë raste dhe 907 vdekje që nga nisja e pandemisë. Të shëruar janë mbi 25 mijë persona.

Pamje nga spektakli sportiv në "Suncorp Stadium" në Brisbane:

Të fundit