Flash News

Bota

Australia regjistron viktimën e parë nga Covid-19 për këtë vit

Australia regjistron viktimën e parë nga Covid-19 për

Australia ka raportuar viktimën e parë nga Covid-19 për këtë vit. Autoritetet thanë se një grua, në të 90-at e saj, ndërroi jetë në Sydney. Ajo ishte infektuar me virusin në një mjedis familjar.

Në Australi janë shtruar 52 persona me Covid-19 në spital, 15 prej të cilëve në kujdes intensiv. Sydney aktualisht është në bllokim, ndërsa qyteti më i madh i Australisë po përpiqet për të frenuar përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

Më pak se 10% e australianëve janë plotësisht të vaksinuar. Mungesa e furnizimeve me vaksina, do të thotë që shumë australianë nuk do të jenë në gjendje të marrin doza deri në muajt e fundit të vitit.

Burimi: BBC

Të fundit