Flash News

Bota

Australia regjistron rekord ditor të rasteve me Covid-19 dhe pse nën bllokim të rreptë

Australia regjistron rekord ditor të rasteve me Covid-19 dhe pse nën

Australia ka raportuar një numër rekord ditor të rasteve të reja të koronavirusit ditën e sotme, ndërsa varianti Delta po përhapet në shtetet më të populluara të vendit, Neë South Ëales (NSË), Victoria dhe Queensland.

Me rreth 15 milion banorë në të treja shtetet, ose 60% të popullsisë së Australisë, të cilat ndodhen nën një bllokim të rreptë, sërish u raportuan pesë viktima.

NSË raportoi 319 raste të reja, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Me përhapjen e virusit në periferitë e Sydneyt, ministri i Shëndetësisë Brad Hazzard shprehu zhgënjim që njerëzitpo injorojnë kufizimet dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Me pak më shumë se 36,000 raste me koronavirus dhe 937 vdekje, Australia ka shmangur ngarkesën e madhe të rasteve krahësuar me shtetet e tjera, por shifrat e saj të vaksinimit janë ndër më të ultat, me vetëm 20% të popullsisë mbi 16-vjeç të vaksinuar plotësisht.

Të fundit