Flash News

Bota

Australisë po ‘i kushton’ shtrenjtë përplasja me Francën, Von der Leyen kërkon shpjegim

Australisë po ‘i kushton’ shtrenjtë përplasja me

Franca po kërkon mbështetjen e Bashkimit Evropian për të anuluar një kontratë mes BE-së dhe Australisë, si një mënyrë për ta ndëshkuar pas prishjes së marrëveshjes për ndërtimin e 12 nëndetëseve franceze.

Sipas mediave të huaja, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është bërë pjesë e diskutimeve për konfliktin që tashmë ka përfshirë SHBA-në, Australinë, Francën dhe Britaninë. Von der Leyen deklaroi se Franca është trajtuar në mënyrë të papranueshme nga SHBA-ja Australia dhe Britania e Madhe.

Ndërsa bisedimet tregtare me Australinë pritet të vazhdojnë siç ishte planifikuar, von der Leyen tha se Australia kishte disa shpjegime për të bërë së pari. "Një nga shtetet tona anëtare është trajtuar në një mënyrë që nuk është e pranueshme, kështu që ne duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse," tha von der Leyen.

 

Të fundit