Flash News

Bota

Austria drejt mbylljes totale, nesër pritet konfirmimi nga kancelari Kurz

Austria drejt mbylljes totale, nesër pritet konfirmimi nga kancelari Kurz

Austria po shkon drejt bllokimit total. Mediet austriake raportojnë se kancelari Sebastian Kurz do të ketë një konferencë për mediet ditën e nesërme, ku do të konfirmojë mbylljen e vendit.

Ky vendim vjen pas përkeqësimit të situatës së pandemisë. Prej dy javësh nën masa të ashpra, nuk është bërë i mundur frenimi i infeksioneve me koronavirus.

Sipas të përditshmes “Der Standard”, po shikohet mundësia e mbylljes së të gjitha bizneseve jothelbësore, ndërsa qeveria aktualisht po shqyrton ende mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore.

Të fundit