Flash News

Bota

Autokolona me tanke ruse prej 65 km e gjatë niset drejt Kievit/ Sulmet gjatë natës, vriten 70 ushtarë ukrainas

Autokolona me tanke ruse prej 65 km e gjatë niset drejt Kievit/ Sulmet

Sulmet ruse në Ukrainë kanë vijuar edhe gjatë natës, duke lënë pas shtëpi të shkatërruara dhe makina të djegura. Në bazën ushtarake Okhtyrka një raketë ruse vrau të paktën 70 ushtarë ukrainas.

Mediat e huaja shkruajnë se qendra rajonale e Khersonit në Ukrainën jugore është e rrethuar nga trupat ruse.

“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit. Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”, tha kryebashkiaku Igor Kolykhayev në Facebook.

Ndërkohë disa foto satelitore tregojnë një kolonë të forcave ruse në veri të kryeqytetit të Ukrainës që shtrihet për 65 kilometra.

Kolona e madhe e automjeteve të blinduara, tankeve, artilerisë dhe mjeteve mbështetëse ishte 25 kilometra nga qendra e Kievit dhe shtrihej për rreth 65 kilometra, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies.

Fotot e Maxar treguan gjithashtu dislokimet e forcave tokësore dhe njësive helikopterësh sulmues tokësorë në Bjellorusinë jugore.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se trupat ruse kanë intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë një përpjekje për të detyruar qeverinë e tij të bëjë lëshime gjatë bisedimeve.

 

Të fundit