Flash News

Bota

Automjeti futet mes turmës së njerëzve, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur në SHBA

Automjeti futet mes turmës së njerëzve, pesë viktima dhe

Pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur, pasi një makinë u përplas me turmën e njerëzve që merrnin pjesë në një paradë në Wisconsin, SHBA.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se u goditën dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Shefi Thompson shtoi se oficerët e kishin çuar në paraburgim drejtuesin e mjetit. Policia qëlloi në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë, u shpreh Thompson.

Shkollat ​​publike në qytetin ku ndodhi ngjarja, Ëaukesha ditën e sotme do të jenë të mbyllura.

 

Të fundit