Flash News

Bota

Autori i masakrës së Teksasit e njoftoi sulmin në Facebook pak minuta para se ta kryente

Autori i masakrës së Teksasit e njoftoi sulmin në Facebook pak

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur u vranë nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit.

Reuters shkruan se autori postoi në Facebook se do të qëllonte një shkollë fillore rreth 15 minuta para aktit, tha të mërkurën guvernatori Greg Abbott.

Personi i armatosur, i identifikuar si 18-vjeçari Salvador Ramos, postoi gjithashtu një mesazh duke thënë se më parë do të qëllonte gjyshen e tij, por e moshuara , të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë pak para se të sulmonte shkollën, mbijetoi dhe thirri policinë.

Hetuesit thanë se sulmuesi kishte qenë i armatosur me një pistoletë, me një pushkë gjysmë-automatike të llojit AR-15 dhe kishte pasur karikatorë me kapacitet të lartë.

Ai vrau 19 nxënës dhe dy mësues përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer i Patrullës Kufitare të SHBA-së, tha Abbott. 17 persona të tjerë pësuan lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit