Flash News

Bota

Autoritetet në Moldavi gjejnë fragmente të një droni që mendohet se i përkiste Rusisë

Autoritetet në Moldavi gjejnë fragmente të një droni që

Policia kufitare në Moldavi tha të enjten se kishte gjetur fragmente të një droni rus të prodhuar nga Irani në anën e saj të kufirit me Ukrainën.

Në një deklaratë të policisë thuhet se fragmentet u gjetën pranë fshatrave Etulia dhe Vladiceni dhe mbanin mbishkrimin Heran-2, një emër tjetër për dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të përdorur nga Rusia në konfliktin e saj me Ukrainën.

Fragmentet u gjetën në një zonë rreth 500 metra nga kufiri me Ukrainën, tha policia. Në fragmente nuk kishte asnjë element të rrezikshëm dhe ato nuk paraqisnin rrezik për banorët e zonës.

Ka pasur disa raste të tjera të gjetjes së fragmenteve të dronëve dhe raketave ruse në territorin e Moldavisë, që shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë. Fragmente droni u gjetën pranë fshatra të njëjtë në shkurt.

Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu ka denoncuar agresionin e Rusisë ndaj fqinjit të saj dhe ka veçuar Moskën dhe korrupsionin si dy kërcënimet më të mëdha për sovranitetin e vendit të saj.

Presidentja Sandu ka përcaktuar si objektiv kryesor politik anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian./ VOA

Të fundit