Flash News

Bota

Autoritetet siriane vrasin një drejtues të ISIS dhe arrestojnë një tjetër pranë Damaskut

Autoritetet siriane vrasin një drejtues të ISIS dhe arrestojnë

Autoritetet siriane njoftuan mbrëmjen e sotme se kanë vrarë një drejtues të rëndësishëm të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) dhe kanë arrestuar një tjetër anëtar të saj gjatë operacioneve të reja të sigurisë pranë kryeqytetit Damask, në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA.

“Sipas operacionit, u neutralizua terroristi Mohammad Shahada, i njohur si ‘Abu Omar Shaddad’, i cili konsiderohej një nga figurat drejtuese më të spikatura të ISIS në Siri”, bënë të ditur autoritetet siriane.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, forcat e sigurisë, “në koordinim me forcat e koalicionit ndërkombëtar”, arrestuan gjithashtu “një drejtues të një organizate terroriste të lidhur me ISIS” në një zonë tjetër pranë Damaskut, ndërsa u sekuestruan armë dhe municione.

Të fundit