Flash News

Bota

Autoritetet urkainase bëjnë bilancin, ja sa ka trupa dhe mjete ushtarake ka humbur Rusia

Autoritetet urkainase bëjnë bilancin, ja sa ka trupa dhe mjete

Lufta në Ukrainë që zgjat prej më shumë se një viti ka pasur shumë humbje jete dhe shkatërrime në masë të qyteteve. Qeveria e këtij vendi ka publikuar të dhënat më të fundit mbi numrin e humbjeve të pësuara.

Kievi pretendon se 172,900 trupa ruse janë vrarë dhe 6,974 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar. Pajisjet e tjera ushtarake që janë fshirë përfshijnë 3610 tanke, 2671 artileri dhe 306 aeroplanë ushtarakë.

Disa ditë më parë autoritetet në Rusi kanë pranuar se kanë humbur një luftëanije ushtarake para një viti gjatë luftimeve të ashpra me ukrainasit.

Kujtojmë se shteti rus vetëm një herë deri më tani ka dhënë disa shifra për humbjet në Ukrainë duke deklaruar se janë vrarë rreth 1000 ushtarë.

Të fundit