Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin për koncesionin e Rinasit: Blerësi ka respektuar detyrimet e vendosura

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur procedurën e monitorimit të zbatimit të vendimit të vitit 2020, që autorizonte blerjen e koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga kompania Kastrati.
Në vendimin për mbylljen e monitorimit, Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se blerësi i ka zbatuar detyrimet e vendosura në vendimin e mësipërm, që autorizonte transaksionin me disa detyrime dhe me një periudhë njëvjeçare monitorimi.
Komisioni i Konkurrencës konstatoi se Tirana International Airport SHA (TIA), ka respektuar detyrimin për të zbatuar kushte të barabarta për veprime të njëjta tregtare me palët që do të operojnë në këtë aeroport (shoqëritë ajrore përfshirë dhe ato me kosto të ulët (low cost), duke ndërmarrë politika të zgjerimit të kompanive të fluturimit dhe rritje të numrit të destinacioneve, operon me tarifa të rregulluara nga qeveria shqiptare.
Gjithashtu, shoqëria Kastrati Group SHA, nëpërmjet shoqërisë Tirana International Airport SHA, ka respektuar detyrimin e përcaktuar në pikën 2 të vendimit nr. 755, datë 09.12.2020, për të mos abuzuar me pozitën dominuese në tregun e shërbimeve të infrastrukturës aeroportuale që i ofrohen linjave ajrore dhe shërbimet e asistencës në tokë.
Mbështetur në informacionin e depozituar, Komisioni i Konkurrencës ka konstatuar se gjatë dy viteve të fundit, TIA ka shtuar përpjekjet për hartimin dhe zbatimin e politikave të marketingut ndaj të gjitha kompanive ajrore.
Kompania me kosto të ulët Wizz Air ka rritur ndjeshëm praninë e saj në Aeroportin e Tiranës, me 6 avionë të bazuar në TIA dhe planifikon të shtojë dhe dy të tjerë gjatë vitit 2022. Transportuesit shqiptarë Albaëings dhe Air Albania kanë rritur gjithashtu praninë e tyre në TIA dhe kanë plane për zgjerim destinacionesh.
Sipas vendimit, TIA shërben si nyje (Hub) për 11 kompani ndërkombëtare që ofrojnë shërbime tranziti, duke shtuar mundësinë e fluturimeve tranzit ku pasagjeret zgjedhin aeroportin ku duan të kryejnë tranzitin në bazë të orarit, çmimit, kohës së pritjes. Kompanitë LOT dhe Fly Dubai kanë shtuar mundësinë e fluturimeve tranzit për në Amerikën e Veriut, Azi dhe Australi (Fly-Dubai në kod share me Emirates).
Gjithashtu, grupi Lufthansa, si një ndër grupet më dominuese në aviacion, fluturon nga TIA nëpërmjet hub-it të Frankfurtit, Munihut, Vjenës dhe nga nëntori 2021 nëpërmjet hub-it të Zvicrës. TIA ka negociuar dhe ka paraqitur një plan biznesi pranë British Airways (BA) dhe duke bërë të mundur ndryshimin e aeroportit ku BA operon, nga London Gatwick në Heathrow.
“TIA gjatë vitit 2021 ka nisur punimet për ofrimin e shërbimit aeroportual ekskluziv për avionët charter (General Aviation Area), shërbim që do të jetë plotësisht operativ gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022. Avionët charter privat do të kenë mundësi të operojnë nga ky terminal i veçantë, i cili plotëson të gjitha kriteret aeroportuale si pikë e re udhëtimi. TIA ka hartuar një strategji për rritjen e numrit të turizmit, sidomos atij që gjenerohet jashtë Shqipërisë (incoming).
TIA ka kryer një sërë vizitash pranë zyrave qendrore të operatorëve turistikë të huaj dhe të linjave ajrore përkatëse, ku ka prezantuar potencialin e turizmit shqiptar, mundësitë e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm që është dhe fillimi i TIA-s për të patur turizëm gjatë të gjithë vitit. TIA ka organizuar FAM TRIPS (udhëtime familjarizimi) në Shqipëri të operatorëve të huaj, ku ne fokus të axhendës kanë qenë takimet business to business.
Në këtë mënyrë janë shtuar destinacionet dhe shifrat e turizmit nga Polonia, Ukraina, Kroacia, Republika Çeke, vendet nordike. Tregjet e reja si Arabia Saudite, Egjipti, dhe Bullgaria pritet të konsolidohen më tej gjatë sezonit veror 2022-2023.
Gjithashtu TIA ka punuar me Aegean Airline për të bërë të mundur fluturime direkte në ishujt turistike të Kretës dhe Rodos. Ky treg është rritur me 25%,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.
Sipas statistikave të depozituara, rezulton se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet TIA gjatë vitit 2021 të jetë rritur me rreth 45% krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që numri i avionëve në nisje nga TIA për vitin 2021 është rritur me rreth 58% krahasuar me vitin 2020.
Autoriteti nënvizon gjithashtu se me ligjin nr. 16/2021 datë 08.02.2021 “Për ratifikimin e ndryshimit të Marrëveshjes së Koncesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport”, SHPK, “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë”, është miratuar një ndryshim në pikën 2 të Shtojcës 7 “Pagesa për Pasagjerët”, duke reduktuar pagesën bazë për pasagjerët nga 12.5 Euro në 10 Euro për personat mbi 12 vjeç dhe nga 5 Euro në 3 Euro për fëmijë nga 2 deri në 12 vjeç./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38