Flash News

Bota

Avioni bëri ulje emergjente/ Policia spanjolle arreston 12 pasagjerë dhe shpall në kërkim 12 të tjerë; pista ku po hetohet

Avioni bëri ulje emergjente/ Policia spanjolle arreston 12 pasagjerë

Policia spanjolle arrestoi 12 pasagjerë dhe shpalli në kërkim 12 të tjerë, të cilët u larguan nga aeroplani pasi bëri një ulje emergjente në një incident "të paprecedentë" që mund të lidhet me emigracionin e paligjshëm, thanë zyrtarët.

Një pasagjer u sëmur në fluturimin nga Maroku në Turqi dhe avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Palma de Mallorca, një nga aeroportet më të ngarkuara të Spanjës, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë më parë në asnjë aeroport në Spanjë. Gjatë evakuimit, 21 pasagjerë të tjerë dolën nga avioni dhe vrapuan në pistë dhe policia detyroi mbylljen e aeroportit deri rreth mesnatës.

Hetuesit po shqyrtonin "nëse ajo që ndodhi në aeroport ishte një ngjarje e orkestruar, e planifikuar apo një incident i izoluar".

Ata që ikën nga avioni do të ndiqen penalisht për mospërputhje me rregulloret e sigurisë ajrore dhe hyrje të parregullt në Spanjë dhe do të deportohen në vendin e tyre të origjinës.

Të fundit