Flash News

Bota

Avioni bjellorus rrëzohet në Rusi teksa po përpiqej të ulej, nuk mbijeton asnjë pasagjer

Avioni bjellorus rrëzohet në Rusi teksa po përpiqej të ulej,

Një aeroplan mallrash bjellorus është rrëzuar teksa po përpiqej të ulej në Rusinë lindore, duke vrarë të shtatë personat që ndodheshin në bord.

Zyrtarët thonë se avioni Antonov An-12, i cili operohej nga transportuesi bjellorus Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë Irkutsk.

Avioni "u zhduk nga radarët" gjatë uljes pranë qytetit siberian të mërkurën, tha ministria e emergjencës ruse në një deklaratë, raportojnë mediat e huaja.

Aeroplani po kthehej nga një dërgesë mallrash në Chukotka, sipas agjencisë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia. Avioni, i cili mund të transportojë deri në 21 ton ngarkesë, ishte në shërbim që nga viti 1968.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë tha se në bord ishin shtatë persona dhe të gjithë ndërruan jetë në aksident. Këtu përfshiheshin tre bjellorusë, dy rusë dhe dy ukrainas.

Shumë avionë An-12 mbeten në shërbim në Rusi dhe vende të tjera ish-sovjetike, shumë vite pasi avioni u projektua për herë të parë në vitet 1950.

Në korrik, një aeroplan me 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua teksa ishte gati të ulej në Kamchatka, duke mos lënë asnjë të mbijetuar. Dy muaj më vonë, një tjetër Antonov An-26 u rrëzua pranë Khabarovsk, duke vrarë gjashtë persona.

Të fundit