Flash News

Bota

Ballkani Perëndimor 'shkon' në BE, ministrat e Jashtëm diskutojnë situatën e rajonit

Ballkani Perëndimor 'shkon' në BE, ministrat e Jashtëm

Këshilli i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropianë mblidhet sot në Bruksel ku do të diskutojë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç raporton REL, diskutimit do t’i bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të diskutimeve do të jetë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje-Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

BE pritet të përsërisë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për të gjashta vendet e rajonit, si edhe të kërkojë nga rajoni përmbushjen e detyrimeve të marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së.

BE ka shprehur shqetësim edhe për deklaratat e Millorad Dodik, që rrezikojnë integritetin e vendit.

Të fundit