Flash News

Bota

“Bambi” masakroi 27-vjeçaren shqiptare në sy të fëmijëve, policia amerikane jep 5,000 dollarë për kapjen e tij

“Bambi” masakroi 27-vjeçaren shqiptare në sy të

Benjamin Williams, i njohur ndryshe si “bambi” është autori i vrasjes së 27-vjeçares Joana Peca, e cila u gjet e vdekur në automjetin e saj në Florida të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, Benjamin dhe Joana ishin në një lidhje intime dhe kishin një fëmijë. Viktima u gjet e pajetë rreth orës 5:30 të pasdites. Ndërsa dy fëmijët e saj u gjetën së bashku me të në automjet.

Burimet e policisë amerikane thanë se fëmijët nuk ishin dëmtuar, por dukeshin të tmerruar nga ngjarja. William e qëlloi Pecën në fytyrë teksa ajo ishte duke mbajtur foshnjën, ndërsa fëmija tjetër që pa gjithë skenën ndodhej në sedijen e prapme.

Ndërkohë autoritet kanë shpallur në kërkim “bambin” dhe për çdo qytetar që ka një informacion për vendndodhjen e tij ofrohet 5,000 dollarë shpërblim.  

 

 

Të fundit