Flash News

Bota

Barcelona kërkon zëvendësues për Lewandowskin pas lëndimit

Barcelona kërkon zëvendësues për Lewandowskin pas

Barcelona po përballet me një sfidë të menjëhershme pas lëndimit të sulmuesit kryesor, Robert Lewandowski, i cili pësoi një tërheqje muskulore dhe pritet të mungojë 4–6 javë.

Kjo do të thotë se ai nuk do të rikthehet para pushimit të nëntorit, duke lënë klubin pa një referencë kryesore në sulm, përfshirë edhe El Clasico që zhvillohet pas pak më shumë se dy javësh.

Trajneri Hansi Flick aktualisht ka në dispozicion Ferran Torres dhe Marcus Rashford, por asnjëri prej tyre nuk e konsideron pozicionin e sulmuesit qendror si natyral, duke e bërë të domosdoshëm gjetjen e një zëvendësuesi të përkohshëm.

Sipas Sport, kandidat kryesor për të marrë rolin e Lewandowskit është 21-vjeçari Victor Barbera, sulmues i Barca Atletic. Barbera, i rikthyer këtë sezon nga Club Brugge, ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer, duke regjistruar pesë gola dhe një asistim në gjashtë ndeshje deri tani.

I konsideruar si një “sulmues qendror i pastër,”, Barbera shihet si opsioni më i përshtatshëm për t’i mbushur vakumin e polakut deri në rikthimin e tij.

Barcelona, ndërkohë, ka nisur negociatat për të siguruar edhe një zëvendësues afatgjatë për Lewandowskin, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Të fundit