Flash News

Bota

Barcelona përfiton nga gabimi i Real Madridit dhe merr kryesimin e La Liga

Barcelona përfiton nga gabimi i Real Madridit dhe merr kryesimin e La Liga

Në javën e 25-të të La Liga, Barcelona ka përfituar nga një hap fals i Real Madridit dhe është ngjitur në vendin e parë me 61 pikë, një më shumë se rivali i përjetshëm.

Skuadra e Hansi Flick nisi furishëm ndeshjen ndaj Levante, me golin e Marc Bernal që shënoi në minutën e 4-t për 1-0.

Frenkie de Jong dyfishoi epërsinë në minutën e 32-t, ndërsa në pjesën e dytë, Fermín López vulosi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 81-t, duke mbyllur sfidën 3-0.

Barcelona dominoi gjatë gjithë takimit, me raste të njëpasnjëshme nga Lewandowski, Yamal dhe Raphinha, ndërsa Levante nuk rrezikoi seriozisht portën. Me këtë fitore, katalanasit ndezin garën për titull në javët vendimtare të sezonit.

Barcelona përfiton nga gabimi i Real Madridit dhe merr kryesimin e La Liga

Të fundit