Flash News

Bota

Basketbollisti slloven do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e NBA-së

Basketbollisti slloven do të nënshkruajë kontratën më

Basketbollisti slloven, Luka Doncic do të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së me një pagë vjetore që kalon 80 milionë dollarë.

Lajmi u konfirmua nga media amerikane sports.yahoo.com. 

Ylli slloven i NBA-së ka nënshkruar së fundmi një zgjatje trevjeçare të kontratës me Los Angeles Lakers me vlerë 165 milionë dollarë, duke u renditur ndër 25 lojtarët më të paguar në historinë e ligës.

Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Doncic do të kualifikohet për një zgjatje historike pesëvjeçare që mund t’i sigurojë plot 417 milionë dollarë, duke e çuar pagën e tij mesatare vjetore në mbi 80 milionë dollarë.

 

 

Të fundit