Flash News

Bota

BE 220 milionë euro për transferimin e pacientëve të prekur nga COVID-19

BE 220 milionë euro për transferimin e pacientëve të prekur

Bashkimi Europian ka financuar 220 milionë euro për transferimin e pacientëve të prekur nga COVID-19 nga një vend në tjetrin, me qëllim lehtësimin e spitaleve të mbingarkuara nga vala e dytë e pandemisë.

Lajmin e bëri me dije presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Për të lehtësuar këto transferime, shtetet duhet të ndajnë të dhënat ekzakte dhe në kohë reale nëpërmjet një platforme të krijuar në nivel europian. Ne do të prezantojmë një platformë për të bërë bashkë ekspertët që ofrojnë këshilla për qeveritë kombëtare, në mënyrë që të ndajnë praktikat më të mira, të harmonizojnë rekomandimet shkencore dhe të shmangin dërgimin e mesazheve kontradiktore”, theksoi Von der Leyen në një konferencë shtypi në përfundim të një samitit që mblodhi 27 vendet e Bashkimit Europian.

Ajo bëri thirrje për forcimin e ndërveprimit të aplikacioneve kombëtare të gjurmimit. Tre janë lidhur tashmë me sistemin e hyrjes të vendosur nga Brukseli në kuadër të rilidhjes mes tyre dhe 19 aplikime duhet të ndiqen.

 

Të fundit