Flash News

Bota

BE arrin marrëveshje për t'i dhënë fund shitjes së makinave me naftë dhe benzinë nga viti 2035

BE arrin marrëveshje për t'i dhënë fund shitjes së

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje sot për një sërë masash që ata shpresojnë se do ta vendosin bllokun në rrugën e duhur për t'u bërë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Ministrave të mjedisit të mbledhur në Luksemburg iu deshën rreth 17 orë për të arritur kompromise mbi pesë ligje që janë pjesë e paketës Fit for 55 të bllokut që synon të reduktojë emetimet e gazeve serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e viteve 1990.

Ministrat e mjedisit nga 27 vendet anëtare të BE-së miratuan përfundimin e shitjes së automjeteve me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035 në Evropë, duke shënuar një fitore të madhe në përpjekjen e BE-së për të reduktuar emetimet e CO2 në zero deri në vitin 2050.

Propozimi u ngrit në korrik 2021 dhe ky vendim do të nënkuptojë një ndalim de facto të shitjeve të automjeteve me benzinë ​​dhe naftë dhe një zhvendosje të plotë në motorët elektrikë në Bashkimin Evropian nga viti 2035.

Mjetet e transportit prodhojnë një të katërtën e emetimeve që ngrohin planetin në Europë dhe gazet serrë të prodhuara nga sektori janë rritur në vitet e fundit, duke kërcënuar përpjekjet për të shmangur nivelet e rrezikshme të ndryshimeve klimatike.

Të fundit