Flash News

Bota

BE bën gati satelitët: Synojnë gjurmimin e lëvizjeve të trupave rusë në Ukrainë

BE bën gati satelitët: Synojnë gjurmimin e lëvizjeve të
Foto Ilustruese

Bashkimi Evropian është vendosur përballë Rusisë së Vladimir Putin, për ta ndëshkuar pas ofensivës pushtuese që presidenti rus ndërmori më 24 shkurt.

Së fundmi, plani i BE-së është instalimi i disa satelitëve në Ukrainë që kanë për qëllim monitorimin e lëvizjeve të trupave ushtarake ruse, duke rritur kështu edhe mbështetjen ndaj Kievit. Lajmin e ka pohuar kryediplomati i BE, Josep Borrell

Borrell foli në një konferencë për shtyp edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. AI u shpre se masat do të kenë një kosto edhe për Evropën.

"Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë në të ardhmen," tha Borrell.

Rusia filloi sulmet mbi Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit. Bombardimet iu kanë marrë jetën deri tani qindra personave ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Raketat ruse nuk kanë kursyer as fëmijët. Ukrainasit janë larguar nga vendi në drejtim të fqinjëve për t’i shpëtuar sulmeve.

Të fundit