Flash News

Bota

BE bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur për vdekjen e Navalny

BE bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të

Bashkimi Evropian sapo ka lëshuar një deklaratë zyrtare për vdekjen e Alexei Navalny dhe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për rrethanat.

Unioni shkruan thotë se është "i indinjuar" nga vdekja e politikanit të opozitës, duke shtuar se "përgjegjësia përfundimtare i takon Presidentit Putin dhe autoriteteve ruse", shkruan BBC.

Deklarata bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij të papritur.

“BE-ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kërkuar llogari nga lidershipi politik dhe autoritetet ruse, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë; dhe të vendosin kosto të mëtejshme për veprimet e tyre, duke përfshirë edhe sanksionet."

Ai gjithashtu bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të disa qindra njerëzve që janë arrestuar në Rusi.

Të fundit