Flash News

Bota

BE do t'i japë 400 milionë euro Sllovenisë, për dëmet nga përmbytjet

BE do t'i japë 400 milionë euro Sllovenisë,  për

Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, pas përmbytjeve.  

Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne do të ndajmë 400 milionë euro” nga Fondi i Solidaritetit, “100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve, pasi vizitoi zonat e prekura.

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së, dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit, shtoi presidenti i Komisionit.

"Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm", tha kryeministri slloven Robert Golob.

Ai foli pak ditë më parë për “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm shndërroi 2/3 e territorit slloven në një liqen të pafund.

Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut goditën zona të mëdha të Austrisë jugore, ku një person humbi jetën, raportojnë mediat e huaja. 

Të fundit