Flash News

Bota

"BE e mbajti fjalën", Von der Leyen: 70% e të rriturve e kanë marrë një dozë anti-Covid

"BE e mbajti fjalën", Von der Leyen: 70% e të rriturve e

70% e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë anti-Covid, bëri me dije shefja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

"BE e ka mbajtur fjalën që ka dhënë. Synimi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një vaksinë deri në korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim", tha von der Leyen në një deklaratë.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se "varianti Delta është shumë i rrezikshëm". Aktualisht, 60% e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo shifër është 70.5%.

Shumica e vendeve evropiane po përballen me rritje të rasteve të reja në javët e fundit, duke fajësuar për këtë variantin Delta. Ndërsa shtrimet në spital dhe viktimat janë shumë ëm të ulëta se shifrat që janë raportuar gjatë dimrit. Këtu ka ndikuar edhe vaksinimi.

Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) thanë se varianti Delta përbën një mesatare prej 68.3% të të gjitha rasteve të reja.

Burimi: Euronews

Të fundit