Flash News

Bota

BE: Fëmijët e larguar nga Ukraina, rrezikohen nga trafikimi

BE: Fëmijët e larguar nga Ukraina, rrezikohen nga trafikimi

Komisionerja e Bashkimit Evropian për migracionin ka paralajmëruar se fëmijët ukrainas janë në rrezik të trafikimit, pas largimit nga vendi i tyre.

Ylva Johansson tha në një konferencë shtypi në Estoni se rreth gjysma e 3.3 milionë ukrainasve që kishin ikur në vendet e BE që nga fillimi i luftës, ishin fëmijë, raporton The Guardian.

Ukraina ka një numër të madh jetimësh dhe fëmijësh të lindur nga nëna surrogate që nuk ishin marrë nga prindërit e tyre. Kjo rrit rrezikun që ata të rrëmbehen ose të bëhen viktima të birësimeve të detyruara.

“Ekziston një rrezik i madh që fëmijët të trafikohen,” tha ajo.

Deri më tani ka pasur shumë pak fëmijë të pashoqëruar të raportuar në kufijtë e BE-së, tha ajo, dhe disa raportime për trafikim.

Të fundit