Flash News

Bota

BE gjobit Poloninë, duhet të paguaj çdo ditë nga një milion euro

BE gjobit Poloninë, duhet të paguaj çdo ditë nga një

Polonia duhet të paguajë gjoba ditore prej 1 milion eurosh për reformat e saj të diskutueshme në drejtësi, ka vendosur Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED).

Masat ndëshkuese do të jenë në fuqi derisa Varshava të pranojë të respektojë një vendim të GJED-së të lëshuar në korrik që urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të dhomës disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anulimin e vendimeve që ajo kishte marrë tashmë për heqjen e vendimeve gjyqësore. Dhoma mund të dënojë magjistratët sipas përmbajtjes së vendimeve të tyre.

Brukseli beson se dhoma e diskutueshme është një kërcënim për pavarësinë gjyqësore të vendit sepse i bën gjyqtarët subjekt të kontrollit politik.

Varshava, megjithatë, këmbëngul se është një mjet thelbësor për të eliminuar mbetjet e regjimit komunist.

Pasi u injoruan thirrjet e përsëritura ndaj Polonisë për të respektuar vendimin e korrikut, Brukseli i kërkoi GJED-së të vendoste gjoba ditore - hapi i fundit dhe më radikal i veprimit të saj ligjor, shkruan Euronews.

Sanksionet do të zbriten nga fondet e BE-së që Polonia merr periodikisht. Vendi është deri tani përfituesi më i madh i fondeve të BE-së, pasi ka marrë më shumë se 18 miliardë euro në vitin 2020.

 

Të fundit