Flash News

Bota

BE heq nga lista e sanksioneve kreun e Kishës Ortodokse ruse

BE heq nga lista e sanksioneve kreun e Kishës Ortodokse ruse

BE-ja ka hequr nga lista e re e sanksioneve kreun e kishës ortodokse ruse, Patriarkun Kirill.

Diplomatët citohen të kenë thënë se Patriarku Kirill tani është hequr nga lista e personave të sanksionuar, me kërkesë të Hungarisë, raporton The Guardian.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord në parim në fillim të kësaj jave për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, por disa diplomatë thanë se Budapesti po vononte finalizimin e paketës

Një zëdhënës i shtypit i kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, më herët sot tha se kundërshtimi i Hungarisë ndaj sanksioneve të mundshme të BE-së kundër Patriarkut Kirill "ka qenë i njohur për një kohë të gjatë".

Të fundit