Flash News

Bota

BE i jep Turqisë 6 mld euro për të zgjidhur problemin me emigrantët sirianë

BE i jep Turqisë 6 mld euro për të zgjidhur problemin me
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian bëri me dije se do ti japë Turqisë 6 miliardë euro për të trajtuar problemin me emigrantët sirianë.

Ankaraja kishte kërkuar nga BE-ja të ndajë fonde për emigrantët në mënyrë që t’i mbajë ata në territorin e vet dhe të mos lejojë shkuarjen e tyre në vendet evropiane.

Pas krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore më 2015, kur rreth një milion njerëz arritën në Evropë, Brukseli dhe Ankaraja ranë dakord më 2016 për të zgjidhur këtë çështje.

Sipas marrëveshjes, Turqia u zotua të pranojë kthimin e migrantëve që mbërrijnë në Greqi dhe të bëjë më shumë për të ndaluar rrugëtimin e tyre në këmbim të gjashtë miliardë eurove (7,20 miliardë dollarë).

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, disa herë e ka akuzuar BE-në për mospërmbushjen e premtimeve duke thënë se Ankaraja ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi.

“Sot shënohet përfundimin e kontraktimit të gjashtë miliardë eurove si mbështetje e BE për refugjatët dhe komunitetet pritëse në Turqi”, tha Nikolaus Meyer-Landrut, i dërguari i BE-së në Ankara.

Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe nuk do t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke. Kjo çështje ka qenë edhe arsye e ngritjes së tensioneve midis bllokut dhe Turqisë.

 

Të fundit