Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përdorimi i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Por Inteligjenca Artificiale, IA, është shumë më e madhe se kaq dhe tani mendohet që të rregullohet me një ligj evropian - proces që po ecën mjaft ngadalë.
Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin "Garante", bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e "ChatGPT". Ky software me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane. Problemi që ka autoriteti italian "Garante" nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t'i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave. "Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij software, që është firma "OpenAI", mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT.
Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë software, pra u duhet bërë atyre me dije. Po ashtu, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë "Garante" në një deklaratë shtypi, atëherë "OpenAI" lejohet që të hapë sërish për Italinë softwaren ChatGPT. Një zëdhënës i "OpenAI" në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre.
Ndërkohë edhe Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.
Ligji për IA do të nxirret mbase në vitin 2025
Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në software dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Komisioni i BE-së pati shpërndarë dy vjet më parë një projektligj, por për të janë duke u zhvilluar ende konsultime në Parlamentin Europian. Pastaj do të duhet që të merret edhe aprovimi i vendeve anëtare të BE-së.
Deri sa të hyjë në fuqi ligji për IA, do të ketë filluar viti 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti europian Axel Voss (kristiandemokrat). "Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Wellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Europian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e "Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE.
Klasat e rrezikut për IA
Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga "të papranueshme” deri tek "të padëmshme”. Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave. Aplikacione të caktuara që merren me sjelljen sociale të njerëzve, për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre, ndarja dhe selektimi i njerëzve në klasa të caktuara (social scoring) dhe fusha të caktuara të njohjes së fytyrës duhen ndaluar. E diskutueshme është ende se deri ku duhet lejuar IA të mbledhë të dhëna për ndjenjat e njerëzve ose për simulimin e tyre. Se si do jenë tamam këto klasa rreziku, është duke u diskutuar ende në Parlamentin e BE-së.
Aplikacione të caktuara merren me sjelljen sociale të njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyreAplikacione të caktuara merren me sjelljen sociale të njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre
"Për arsye konkurence dhe meqenëse jemi ende duke çaluar, BE-së i duhet një hov për tu marrë më intensivisht me IA. Por ajo që bën shumica në Parlamentin Europian është bllokimi për shkak të frikërave dhe shqetësimeve,” thotë Axel Voss, ekspert për IA i kristiandemokratëve. Të ngarkuarit me mbrojtjen e të dhënave në vendet anëtare të BE-së, kërkojnë një autoritet të pavarur vëzhgimi për të bërë përshtatjet e duhura për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të IA.
A është përdorimi i ChatGPT i mirë apo i keq?
Drejtorja e përgjithshme për AI e koncernit mëmë të ChatGPT, Microsoftit, Natasha Crampton, ka kërkuar në një intervistë që rregullimet "të përqëndrohen tek përdorimet me rrezik të lartë”. Këtu bëjnë pjesë algoritmet në përgjithësi, por jo tekstet komplekse dhe softwaret e reja që janë në gjendje që të shkruajnë. Instituti "Future of Life Institute", që merret me IA e hedh poshtë këtë gjë. Drejtori i saj politik, Mark Brakel, tha për Deutsche Wellen se pikërisht përdorimet e përgjithshme të IA, që marrin si bazë GPT duhen rregulluar me ligj. Ato mund të hyjnë në punë në qindra mijëra përdorime.
Një chatbot, që imiton komunikimin e njeriut, është vetëm një pjesë e vogël e përdorimeve të mundshme që janë me rrezik. "Ajo që na intereson ne si organizatë janë rreziqet shumë më komplekse. Teknologjia GPT është në gjendje t'i tregojë njerëzve si mund të krijohet në pak kohë një armë biologjike. Ekzistojnërreziqe të mëdha që trondisin mënyrën si e kuptojmë ne të vërtetën, sepse IA mund të bindë masa të mëdha njerëzish me informacione të gabuara, por që duken sikur vijnë përshembull të themi nga Deutsche Welle,” thotë Brakel. Por nuk duhet ndaluar e gjithë teknika vetëm sepse një pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqija.
"Njeriu vlerëson gabimisht dyfytyrësinë e zhvillimit digjital,” thotë Axel Voss në bisedë me Deutsche Wellen. "Por ajo që duhet bërë është trajnimi i mëtejshëm me algoritmet e tij.”
Një pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqijaNjë pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqija
Edhe tek automobilët nuk ka pas ekzistuar që në fillim standardi që kemi sot. "Por keqpërdorimi i automobilëve për t'i përdorur si armë për të vrarë dikë, nuk është menduar kurrë. Por ne duhet të mendojmë që shumë njerëz mund ta përdorin IA për qëllime negative kështu që ne vijmë në një pikë ku kërkohet të jemi më të kujdesshëm,” thotë Voss.
Kompanitë mund të largohen
Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian janë duke u përpjekur të gjejnë ekuilibrin midis mbrojtjes së të dhënave, rregullimeve dhe lënies së lirë të ekonomisë dhe punës kërkimore. Sepse "Inteligjenca Artificiale” ofron shance të mëdha si ushqyes i një shoqërie dhe ekonomie të digjitalizuar, mendon Komisari i BE-së i ngarkuar me politikën për industrinë, Thierry Breton. BE nuk duhet t'i dëbojë nga Europa krjuesit dhe prodhuesit e IA, përkundrazi duhet t'i kërkojë ato që të vijnë dhe të vendosen në BE, pati thënë Breton që dy vjet më parë kur prezantoi ligjin e IA.
"Ne duhet të krijojmë kushtet që BE të mos bëhet e varur nga provider të veçantë dhe të huaj,” pati kërkuar Breton. Të dhënat industriale që nevojiten për IA duhet nxirren në BE, të ruhen dhe të përpunohen këtu.
Ligjet e BE për IA duhet të venë kompanitë para përgjegjësisë. Klasat e rrezikut për aplikacione të caktuara nuk mjaftojnë më, mendon Mark Brakel nga instituti "Future of Life Institute". Zhvilluesit e softwareve duhet të kontrollojnë përdorime të veçanta për rreziqet që kanë. "Ky manaxhim rreziqesh duhet të jetë i detyrueshëm dhe rezultatet duhet të bëhen publike,” propozon Mark Brakel. Nganjëherë firmat nuk e dinë as vetë çfarë rreziqesh sjell IA e tyre dhe befasohen edhe vetë nga rezultatet. Chatbots patën shtyrë në Belgjikë një person që të bënte vetëvrasje ose patën joshur minorenët për të bërë seks me të rritur,” thotë Brakel.
"Nëse ne këtu jemi shumë të komplikuar, atëherë kompanitë shkojnë diku gjetkë dhe i zhvillojnë atje algoritmet dhe sistemet e tyre. Pastaj do të kthehen këtu tek ne, për të na përdorur si vend konsumator,” paralajmëron deputeti europian Axel Voss, i cili merret me ligjet e ardhshme për IA në Parlamentin Europian.
"Ernie" është duke ardhur
Ajo çka nxiti diskutimet e zjarrta në Europë për ChatGPT, është fakti se në SHBA softwar-ei është zhvilluar për t'u përdorur në gjithë botën. OpenAI konkurohet nga firmat amerikane si Google ose Elon Musks Twitter, që janë duke punuar për një Chatbot. Udhëheqja shtetërore kineze ka shtruar si detyrë që firmat kineze të nxjerrin në treg një aplikues IA me të njëjtat funksione. Bot-i kinez nga firma Baidu do ketë emrin "Ernie". Por në Europë? Sipas portalit të këtij sektori "futurezone" në Europë janë duke u bërë kërkime por nuk ekzistojnë plane për ndonjë produkt evropian./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38