Flash News

Bota

BE-ja gati të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Von der Leyen: Rusia po përgatitet për konfrontim me Perëndimin

BE-ja gati të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën,

Bashkimi Evropian është i gatshëm të dyfishojë ndihmën e tij ushtarake për Ukrainën këtë vit, ndërsa Rusia po përgatitet për një konfrontim të ardhshëm me demokracitë evropiane. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Daneze në Kopenhagë.

Von der Leyen theksoi se Moska ka zgjeruar ndjeshëm kapacitetin e saj ushtarako-industrial, duke e përdorur këtë si një mjet për të mbështetur luftën kundër Ukrainës dhe për t’u përgatitur për një konflikt të mundshëm me Perëndimin.

Presidentja e KE-së foli gjithashtu për strategjinë e re të mbrojtjes së BE-së, duke konfirmuar se kontrolli mbi forcat e armatosura do të mbetet në duart e shteteve anëtare, pavarësisht përpjekjeve për një angazhim të përbashkët evropian.

Ndërkohë, një dokument i BE-së i cituar nga Reuters sugjeron se ndihma ushtarake për Ukrainën mund të arrijë në 40 miliardë euro këtë vit, duke dyfishuar mbështetjen e dhënë vitin e kaluar. Kjo ndihmë do të varet nga nevojat e Ukrainës dhe angazhimi i vendeve anëtare për të përballuar agresionin rus.

Të fundit