
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.
Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Bruksel të enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.
Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina, u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai ka fituar miratimin për propozimin e tij për të ofruar 1 miliard euro për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre.
Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.
Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se blloku është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të sanksioneve që i kanë vënë Rusisë dhe duke furnizuar Ukrainën me para dhe armë, në vend që të kërkojë të negociojë paqen me Moskën.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë, një vit pas luftës. Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e plotësimit me 3.5 miliardë euro shtesë të Facilitetit Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Në takimin e tyre dyditor, udhëheqësve do t’iu bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit me video-lidhje./REL
Të fundit




India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52